Home Aktuale Ministri Mariq kërkon polici serbe dhe rikthimin e KFOR-it

Ministri Mariq kërkon polici serbe dhe rikthimin e KFOR-it

262
0
SHARE

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq, i tha RTS-së se sulmet ndaj serbëve në Kosovë është mesazh se ata nuk kanë qetësi dhe nuk janë të mirëseardhur, transmeton Koha.net. Ai ka shtuar se është i nevojshëm angazhimi urgjent i policisë nga komuniteti serb në ato mjedise.

Sipas tij, qytetarët edhe më parë kishin kërkuar të ruhej përmendorja e fëmijëve të vrarë në Gorazhdec dhe se vendësit kanë humbur besimin në institucionet qendrore, prandaj kërkojnë kthimin e KFOR-it për t’i ruajtur.

Mariq ka thënë se është e nevojshme të gjenden sa më shpejt autorët e këtij sulmi.

“Ne kemi kërkuar që këso here të angazhohen ata që e njohim punën e vet, duhet të ekzistojë vullneti institucional”, është shprehur Mariq.

“Banorët janë të vendosur të mbesin aty, ne do të jemi me ta çdo ditë dhe do të insistojmë që kjo të hulumtohet dhe që autorët të procedohen”, ka thënë Mariq, duke përsëritur se pret përgjigje konkrete nga kryeministri, por ka shtuar se edhe bashkësia ndërkombëtare është përgjegjëse për sigurinë në Kosovë.