Home Aktuale Ministri Bajrami qëndroi për vizitë zyrtare në Bujanoc dhe Preshevë

Ministri Bajrami qëndroi për vizitë zyrtare në Bujanoc dhe Preshevë

92
0
SHARE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Bujanoc dhe Preshevë, ku ka pasur takime me udhëheqës të institucioioneve, udhëheqës të shkollave dhe nxënës.

Ministri Bajrami, në emër të Qeverisë së Kosovës ka ofruar ndihmë e për sektorin e arsimit, sa i përket furnizimit me tekste shkollore, përfshirjes së të rinjve të kësaj treve në arsimin publik në Kosovë, nostrifikimit të diplomave dhe sigurimit të kushteve më të mira për arsim cilësor.

2

Fillimisht ministri ka pasur një takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Jonuz Musliu, me të cilin ka biseduar për shumë çështje që i preokupojnë shqiptarët në këtë komunë, me theks të veqantë problemet në arsim.

Ndërsa, ministri ka vizituar edhe shkollën e mesme “Sezai Surroi” në këtë komunë, ku ka premtuar ndihmën e Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që nxënësit shqiptarë të mësojnë me tekste cilësore. “Do të punojmë me autoritetet serbe që të ketë një qasje pozitive në shkëmbim të teksteve”, tha ministri Bajrami dhe theksoi se tekstet shkollore në Kosovë janë tekste të verifikuara me standarde evropiane, prandaj shprehu bindjen se nuk do t’i pengojnë askujt.

3

Ministri Bajrami, po ashtu iu tha nxënësve të kësaj shkolle, se Kosova do të krijojë më shumë mundësi për arsimimin e tyre në gjuhën amtare.

4

“Qeveria e Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën e saj që ju të keni kushte kushte të mira për shkollim”, iu tha ministri edhe nxënësve të shkollës fillore “9 Maji” në Preshevë, e cila është shkollë multietnike.

5

Ministri Bajrami gjatë kësaj vizite ka pasur edhe takime të ndara me kryetarët e dy komunave: kryetarin i Bujanocit, z. Nagip Arifi dhe kryetarin e Preshevës, z. Ragmi Mustafa, me të cilët ka biseduar për ndihmën që mund të japë Kosova, sidomos në arsim. “Shpresoj të kemi mirëkuptimin e Qeverisë së Serbisë, sepse bashkëpunimi në sferën e arsimit është mundësia më e mirë për të ecur përpara”, tha ministri Bajrami dhe theksoi se ky është edhe një test për të parë qasjen evropiane që kemi dhe mundësi e mirë për të thyer paragjykimet e së kaluarës.

Një takim, ministri Bajrami ka pasur edhe me dy deputetët shqiptar në Parlamentin e Serbisë, z. Riza Halimi dhe z. Shaip Kamberi.