Home LIFESTYLE Mini-program për forcën e pjesës së mesme të trupit

Mini-program për forcën e pjesës së mesme të trupit

5
0
SHARE

Me aplikimin e këtij mini-programi në stërvitjen tuaj, në mënyrë të shkëlqyeshme do të sulmoni muskujt e barkut, si edhe muskujt e supeve dhe të duarve përnjëherë.

Vetë programi është i drejtuar në ndërtimin e muskujve të pjesës së mesme të trupit, transmeton Telegrafi.

Çdo lëvizje në program bëhet në pozitën e shtytjes, gjë që do të thotë që muskujt tuaj të bërthamës do të jenë nën presionin shtesë.

Me shtesën e lëvizjeve për zhvillimin e muskujve të pjesës së sipërme të trupit do të forconi gjoksin, supet, shpinën dhe duart tuaja.

Ky mini-program, të cilin duhet ta bëni në fund të stërvitjes gjithashtu fokusimin e vë në stabilitetin e trupit, andaj në këtë mënyrë do të përmirësoni qëndrimin tuaj, do të zbusni dhembjen e shpinës dhe do të avanconi aftësitë atletike.

Mini-programin bëjeni në sekuencat prej 45 sekondave. Bëni pauzë prej 15 sekondave. Ky është rundi i parë, bëni gjithsej midis 3 dhe 6 rundeve.