Home Aktuale Mimoza e Shpendi bashkë- në Bratisllavë të Sllovakisë!

Mimoza e Shpendi bashkë- në Bratisllavë të Sllovakisë!

4
0
SHARE

Mimoza Kusari-Lila po merr pjesë në “Forumin e Biznesit për Kosovën” në Bratislavë të Sllovakisë. Në këtë takim me karakter evropian pjesëmarrësit do të paraqesin programet e veçanta të biznesit. Në këtë forum merr pjesë edhe Shpend Ahmeti.

Kusari-Lila, bashkë me kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, u pritën nga kreu i Bashkisë se Bratisllavës, Ivo Nesrovnal, me të cilin biseduan për projektet e bashkëpunimit komunal, sfidat e zhvillimit lokal, mundësitë e ndërlidhjes se sektorit privat, si dhe përparësitë e menaxhimit të shërbimeve komunale efikase, transmeton Koha.net.

Në këtë forum me karakter të shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në zhvillimin e biznesit, do të diskutohet për temën e transferimit të dijes apo “Know-How” dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Kusari-Lila gjatë ditës së sotme pati takime me prodhuesit e verës sllovake.

Ajo do të marrë pjesë edhe në ditën e dytë të këtij forumi ku, kur do të diskutohet për investimet, tenderët dh mundësitë e tregut në sektorët Menaxhimi i ujit – energjia e ripërtëritshme, Industria e tekstilit, Transporti publik, Riciklimi dhe Menaxhimi i mbeturinave, Agrikultura dhe përpunimi i ushqimit.

Gjatë ditës do të ketë takime ndërmjet bizneseve kosovare me bizneseve sllovake. Në këtë forum Kusari- Lila do të ketë mundësinë të prezantojë mundësitë e komunës së Gjakovës në zhvillimin e bizneseve dhe potencialet e Gjakovës për investitorët e huaj.

Pjesëmarrës nga Kosova në këtë forum, pos Kusari-Lilës e Shpend Ahmetit,do të jenë edhe drejtorë të disa dikastereve të Komunës së Gjakovës, si dhe përfaqësues të ndërmarrjeve Ngrohtorja e Gjakovës, Nertili, Ëear&Go, Meridian Coorperation, Maxi dhe Recura Financials.