Home Aktuale Miftari: Lugina mirëpret projektin për synetim falas nga BIPBM

Miftari: Lugina mirëpret projektin për synetim falas nga BIPBM

160
0
SHARE

    Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë   ka  organizuar  syneti falas në Luginë të Preshevës   donacion ky nga  shteti Turk.

Në një intervsitë të realizuar nga Rtv”Spektri” dhe portali informativ “Lugina Press” në BIPBM, duket se ky projekt është mirëpritur nga qytetarët e luginës së preshevës ngase dukshëm shihet interesimi i tyre për  këtë ceremoni madhështore që për herë të parë  po ndodh në këtë rajon.

Lulzim Miftari nga kjo bashkësi ka thënë se  gjatë takimeve në  institucione të larta shtetërore  në Turqi që kemi pasur në muajin tetor kemi arritur të fitojmë njërin nga projektet për suneti falas për fëmijët e Luginës së Preshevës.

Mifari me këtë rast ka thënë se nuk na është përcaktuar numri i famijëve por  me të publikuar  lajmi në rrjetet sociale janë paraqitur rreth 50 fëmijë.

Ndërkaq  në këtë ceremoni janë përshfirë mjeku, rrobat e synetisë dhe një drek apo dark, të gjitha këto  falas nga Turqia.

Lulzim Miftari nga Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë apelon tek  familjet në nevoj por edhe të tjerët  të shfytëzojnë këtë dhurat falas nga shteti turk.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=dOXfv5-T_BI   ” width=”560″ height=”315″]