Home Shëndeti Mësoni nëse jeni të rrezikuara nga kanceri i gjirit

Mësoni nëse jeni të rrezikuara nga kanceri i gjirit

192
0
SHARE

Edhe pse shkaku direkt që shkakton kancerin e gjirit është akoma i panjohur, studimet kanë identifikuar faktorë të caktuar që mund të rrisin shanset tuaja për të paturit e kësaj sëmundje.

Histori familjare

Historia familjare është e rëndësishme: nëse mamaja ose motra juaj ka patur kancerin e gjirit, ju keni një rrezik të lartë të të zhvilluarit të kancerit të gjirit. Megjithatë, kanceri i gjirit tek të afërmit më të largët, të tillë si kushërira juaj, gjyshja apo halla, rrit vetëm pak rrezikun e të paturit së sëmundjes.

Dy gjene, të quajtuara BRCA1 dhe BRCA2, janë identifikuar që luajnë një rol në kancerin e gjirit. Gratë që trashëgojnë mutacionet specifike në secilin prej këtyre 2 gjeneve kanë një rrezik të lartë ndaj të zhvilluarit të kancerit të gjirit.

Studimi Australian i Kancerit të gjirit, një studim i madh që është bërë në Melburn dhe Sidnei, iu përgjigj disa pyetjeve të rëndësishme rreth rrezikut të BRCA1 dhe BRCA2 dhe fatmirësisht çoi në rrugën e testimit gjenetik për rrezikun e kancerit të gjirit.

Mosha

Rritja e moshës është faktori më i madh rrezikues për zhvillimin e kancerit të gjirit: më shumë se 70% e rasteve ndodhin tek gratë mbi moshën 50 vjeçare. Rreziku juaj është shumë më i lartë pas moshës 75 vjeçare.

Shtatzënia dhe menopauza

Nëse ju ngelni shtatzënë në një moshë të madhe, keni bërë fëmijën tuaj të parë në moshën 30 vjeçare, ose nuk keni patur asnjëherë fëmijë, ju do të keni një rrezik të vogël ndaj të zhvilluarit të kancerit të gjirit. Nëse juve ju vijnë periodat para moshës 12 vjeçare ose e mbyllni fazën e menopauzës pas moshës 55 vjeçare, ju gjithashtu mund të jeni në një rrezik të vogël ndaj të zhvilluarit të kancerit të gjirit. Shansi ndaj të paturit të kancerit të gjirit është 2 deri në 4 herë më i lartë ndërmjet grave që kanë patur periodat e tyre të para përpara moshës 12 vjeçare, krahasuar me ato pas moshës 14 vjeçare.

Terapia e zëvendësimit të hormoneve

Kërkimet e deritanishme duket se sugjerojnë se duke marrë terapinë e zëvendësimit të hormoneve (TZH) për 5 vjet ose më pak, nuk ka asnjë efekt mbi rrezikun e kancerit të gjirit, por marrja e TZH-së për 10 vjet ose më gjatë rrit rrezikun e kancerit të gjirit, ndonëse edhe ky rrezik duhet të peshohet kundrejt përfitimeve të marrjes së TZH-së.

Kanceri i mëparshëm i gjirit

Nëse ju keni pasur kancerin e gjirit in situ (kanceri i hershëm i gjirit që nuk është përhapur përtej vendit të saj të origjinës) ose kancerin e gjirit invaziv në secilin gji, ju keni një shans më të lartë ndaj të zhvilluarit përsëri të kancerit të gjirit.

Sëmundjet e mëparshme jo kanceroze të gjirit

Gjithashtu, gratë me një numër më të lartë të kanaleve të qumështit, të cilat kanë patur më parë një sëmundje jokanceroze të gjirit duket të kenë një rritje të rrezikut të kancerit të gjirit.

Dieta dhe alkooli

Nuk ka pasur asnjë dëshmi bindëse për të mbështetur teorinë se dieta, p.sh. një dietë e lartë në yndyrë, kontribuon në zhvillimin e kancerit të gjirit, pavarësisht shumë kërkimeve. Megjithatë, ka disa prova se konsumi i alkoolit është i lidhur me një rritje të rrezikut të kancerit të gjirit. Sa më i lartë që të jetë konsumi i alkoolit aq më i madh është rreziku.