Home Aktuale Mesazhi i Myftisë së BIPBM-së, Nexhmedin ef. Saqipi me rastin e Fitër...

Mesazhi i Myftisë së BIPBM-së, Nexhmedin ef. Saqipi me rastin e Fitër – Bajramit

197
0
SHARE

Me rastin e Fitër Bajramit, Myftiu i BIPBM-së, njeherit edhe zëvendës i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, Nexhmedin ef, Saqipi, ua uron të gjithë besimtarëve islamë festën e Fitër – Bajramit, në Luginë, Kosovë, Shqipëri, Sërbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë si dhe të gjithë besimtarëve të tjerë kudo që gjenden, me shpresë se ndër ne dhe kudo në botë të mbretëroj paqja, qetsësia, dialogu, toleranca dhe mirëkuptimi.

Gjithashtu, Myftiu duke shtuar shprehet se:” Nesër miliona besimtarë të bardhë e të zinjë, arab dhe joarab,të verdhë e të kuq, pleq e të rinj thërrasin me thirrjen islame : All-llahu ekber! All-llahu ekber! All-llahu ekber!  Duke vërtetuar me këtë se myslimanët janë një. Se myslimanët janë vëllezër. Krijuesi i tyre është një. Feja e tyre është një . Libri i tyre është një. Kibeljae tyre është një dhe qëllimi  i tyre është një .

Festa e Fitër- Bajramit është, festa e shpërblimit, fitores, faljes, mëshirës. Është ditë lavdrimi, falënderimi dhe përkujtimi. Është ditë dashurie, rrespekti, faljeje, mëshire, solidariteti dhe pajtimit.

Ndërsa, është obligim për ne ta ruajmë dronë e Ramazanit, ushqimin shpirtëror të Ramazanit, ibadetin e Ramazanit, bëmirësin e Ramazanit, durimin e Ramazanit dhe moralin e Ramazanit.

Dhëntë  Zoti e na përmirësoftë gjendjen vëllezërore, duke i zbutur zemrat tona dhe duke na drejtuar në rrugën e drejt , për realizim e paqes, lumturisë, në këtë botë dhe botën tjetër”. /jetapress/