Home Aktuale Mesazhe urimi për Fitër Bajramin

Mesazhe urimi për Fitër Bajramin

1840
0
SHARE

Në adresën e redaksisë Luginapress.com kanë mbërritur edhe mesazhe dhe telegram urime nga personalitete dhe institucione të tjera me rastin e Fitër Bajramit.

 

Agjencia e lajmeve Luginapress.com shfrytëzon rastin që të uroj të gjithë besimtarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ndërsa, më poshtë publikojmë disa nga telegramet dhe mesazhet e urimit.

 

Mesazhi i Myftiut të Luginës së Preshevës Nexhmedin ef. Saqipi, drejtuar qytetarëve me rastin e festës së Fitër – Bajramit.

Të nderuar vëllezër e motra!

Të respektuar besimtarë kudo që jeni,Kam kënaqësinë që në emër të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM) dhe në emrin tim personal t’u uroj festën e dashur të Fitër – Bajramit, e cila vjen si dhuratë e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e lutur Allahun xh.sh. që t’na pranoj lutjet dhe agjërimin. Besimtarët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, përmes lutjeve dhe agjërimit kanë kryer detyrimet që dalin nga Kur’ani, duke, larguar nga zemra e shpirti zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe  përtacinë. Besimtari mbi të gjitha e mban premtimin e dhënë Allahut xh.sh. duron vështirësitë dhe sprovat, i përgjigjet atij që është në nevojë, e ndihmon të dobëtin, e mëshiron të voglin, dhe kujdeset për mirësjellje shoqërore, të jenë të dashur mes veti, të jenë një trup dhe shpirt.

Të nderuar e shumë të respektuar besimtarë!

Të kultivojmë frymën e dashurisë, paqes, tolerancës respektit të ndërsjellë edhe me besimet e tjera, që Lugina e Preshevës të jetë vend i harmonisë, bashkëpunimit të tolerancës e paqes. Islami është fe e cila iu është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore, përmes së cilës pasqyrohet në tokë mëshira dhe bamirësia e pafund e Zotit. Ky është edhe mesazhi universal i cili del nga kuptimi i drejt i agjërimit të muajit të shenjët të Ramazanit, mesazh i cili në vazhdimësi troket në ndërgjegjen e njeriut për ta rizgjuar atë, në mënyrë që bota të përqafoi paqen. Ndaj edhe me rastin e kësaj feste, të cilës i gëzohet çdo besimtarë, juve të respektuar e të nderuar vëllezër e motra, iu porosisë, që të shtrini dorën e ndihmës te ata të cilat kanë nevojë, të varfrit, jetimët, njerëzit e shtyrë në moshë që kanë mbetur pa përkujdesje, fëmijët e braktisur, njerëzit të cilët nuk kanë kulm mbi kokë.

Ti gëzojmë ata edhe gjatë kësaj feste ashtu siç i gëzuat me ndihmat e juaja edhe gjatë muajit të Ramazanit, ngase kështu na thërret Allahu xh.sh. Me fat festa e Fitër Bajramit! thuhet në mesazhin e urimit të Myftiut nga Lugina e Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi., njofton Qendra për informim pranë BIPBM-së, Bujanoc.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë

Këshilli i Bashkësisë Islame  në Preshevë të gjithë besimtarëve të konfesionit islam në Komunën e  Preshevës dhe më gjerë përzemërsisht ua uron festën e  madhe të Fitër Bajramit.

Është kjo një ditë gëzimi , ditë e dashurisë dhe respektit ndër vëllazëror në të cilën duhet që arsyeja të dominon ndaj jo arsyes , toleranca ndaj jo tolerancës , harmonia ndërnjerëzore ndaj përçarjes , si dhe begatia e lumturia ndaj smirës dhe zilisë.

Qofshin të pranuara tek Madhëria e Allahut Fuqiplotë të gjitha adhurimet-ibadetet që kemi bërë gjatë dhjetë muajit të bekuar të Ramazanit të cilat posa i lamë pas me shpresë se festat tjera fetare dhe kombëtare t’i presim në harmoni më të madhe dhe në realizimin e aspiratave tona të gjithëmbarshme në të gjitha sferat e jetës dhe në përditshmërinë tonë të jetesës dinamike nëpër të cilën po hapërojmë ne si popull dhe shoqëri.

Assesi mos t’i harrojmë bonjakët , skamnorët , invalidët si dhe mbarë familjet e atyre që flijuan veten për mirëqenien tonë shpirtërore dhe fizike.

S’do mend se Allahu i Madhërishëm është në anën e atyre të cilët janë besimtarë të devotshëm dhe të cilët janë vepër mirë.

Urime dhe me shumë fat e gëzim Ju qoftë të gjithëve  festa e madhe e FITËR BAJRAMIT !

Telegram urimi nga kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar, Rahmi Zylfiu

Me rastin e festës së Riter Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emër të Kryesisë së Unionit Demokratik Shqiptar dhe në emrin tim personal t’ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame kudo që ndodhen me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e përforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës, forcimit të zemrave tona drejtë shkallëve më të larta të devotshmërisë. Dita e festes se Kurban Bajramit është ditë kur dëshmohet sakrifica dhe solidariteti ndaj skamnorëve dhe ndaj njëri tjetrit, prandaj lusim Zotin që për këtë të shpërblejë të gjithë ata që u angazhuan dhe qe me mundin dhe lutjet e tyre gjat ketij muaji te shenjt te Ramazanit përcollëm mesazhe qe burojnë dhe dalin nga zemra e cdo Muslimani.Deshirojme qe festen Fiter Bajramit ta kaloni ne shenje te solidaritetit,tolerancës dhe harmonisë vëllazërore, urojme qe ne ketë dite te festes se Fiter Bajramit te ritheksojmë dashurin ndaj familjes,miqve dhe fqinjëve,te respektojmë konceptet universale për te respektuar dallimet dhe te shtrijne dorën e ndihmës dhe humanizmit.

Telegram urimi nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Luginën e Preshevës

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Luginën e Preshevës uron të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit. Urimin ia përcjellim shqiptarëve të të gjitha trevave dhe më gjerë, duke i dëshiruar lumturi, harmoni, prosperitet kombëtar e fetar në të ardhmen tonë.

Zoti ua pranoftë agjërimin, namazin dhe lutjet e bëra gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”

Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe në emrin tim personal ua uroj të gjithë besimtarëve shqiptar të konfesionit islam festën e Fitër Bajramit me shpresë që këtë festë ta festoni në frymën e tolerancës dhe të qetësisë shpirtërore, duke u dalur në ndihmë edhe familjeve në nevojë që edhe ata t’i gëzohen kësaj feste të madhe. Gëzuar !…

Bilall Maliqi, kryetar

LEAVE A REPLY