Home Aktuale Mesazh urimi i myftiut të Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës

Mesazh urimi i myftiut të Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës

793
0
SHARE
Myftiu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, H. Nexhmedin ef. Saqipi ua uron të gjithë besimtarëve kudo që gjinden, muajin e bekuar dhe të uruar të Ramazanit të ndershëm. Duke shpresuar se ky muaj do të jetë shkollë e edukimit, pastrimit, emancipimit, lartësimit shpirtëror,si dhe i fuqisë dhe i bukurisë.
Këtë muaj besimtarët islam, anë e kënd botës e presin me kënaqësinë më të madhe, sepse agjërimi i shndritë zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë. Ndërsa, largon nga zemra zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe përtacinë. Pastaj, i fton besimtarët që të bëhen personalitete të sinqertë, të butë të mëshirshëm ndaj besimtarëve, të jenë të dashur mes veti, t`ia ruajnë shpinën njëri tjetrit, si të jenë një trup dhe shpirt.

Gjithashtu ftojmë të gjithë subjektet politike shqiptare për unitet dhe bashkëpunim në organizimin e tyre politik dhe diplomatik, dhe në fund të mbretërojë mëshira, qetësia dhe ulja e tensionit në zemrat e tyre, si dhe të punojnë për interesat e popullit.

E lusim All-llahun e Madhëruar, që ky muaj i bekuar të jetë frymëzimi i shpirtit të besimtarëve, që në fund të shpërblehen me dhuntitë që ua dhuron All-llahu si shpërblim. Vetëm me punë dhe angazhim mbrohet morali dhe dinjiteti i popullit si dhe ideali i tij për paq, tolerancë dhe mirëkuptim. thuhet midis tjerash në mesazhin e urimit të kryesisë së BIPBM –së me seli në Bujanoc njofton Qendra për informim pranë BIPBM-së, në Bujanoc.