Home Aktuale Mesazh urimi i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit për 28...

Mesazh urimi i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit për 28 Nëntorin

33
0
SHARE
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me rastin e 28 Nëntorit ditës së flamurit Kombëtarë Shqiptarë i ka dërguar mesazh urimi Qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptarë kudo që është. Në emër të pushtetit lokal të komunës së Bujanocit dhe në emër të Partis Demokratike dëshiroj t’i përcjell urimet e mia më të sinqerta Qeverisë Shqiptare dhe popullit shqiptar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit njëherit edhe 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Kjo ditë e shënuar për të gjithë ne, ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosshmërisë së popullit shqiptar. Me krenari të madhe dhe besim të plotë uroj që këtë ditë ta kremtojmë në paqe dhe të ardhme më të mirë për shqiptarët kudo që jetojnë. Shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe përkundër kufizimeve ligjore në asnjë moment nuk ndjehen të ndarë nga bashkombasit e tyre kudo që janë, andaj edhe ne në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndajmë gëzimin dhe festojnë bashkarisht me Shtetin Shqiptarë./luginapress/Me rrespekt

Kryetari i komunës

Dr.Nagip Arifi