Perditesimet e fundit Dhjetor 5th, 2019 6:05 PM
Qer 14, 2019 Lugina Press Aktuale Komentet te Tërnoc: Mes emocionesh dhe lotëve përcillet për në pension profesor Sali Salihu(video) Janë të Mbyllura
Në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, mënyrë solemne përcillet për në pension profesori i historisë Sali Salihu.
Në mes emocioneve të shumta dhe lotëve sot është përcjellur për në pension profesori i hitorisë Sali Salihu.
Sali Salihu për katër dekada punoi si profesor i historisë duke dhënë një kontribut të çmueshëm ndër gjenerata. Ndërkoh Sali Salihu ndarjen nga kolegtivi i shkollës fillore”Muharrem Kadriu” për të ikur në pension sot e përjetoi me emocione të shumta nga të cilët dhe shpërtheu në lotë e që nuk i lanë forcë për të thënë asnjë fjalë.
Kjo ndodhi sot në një ceremoni të organizuar enkas për përcjelljen e tij në pension.
Në këtë ceremoni u çmua lartë vepra dhe kontributi i tij në edukimin e shum gjeneratave. Fillmisht fjlalën rastit e mori ushtruesi i detyrës së drejtorit të shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc, Naser Zairi, me çrast çmoi lartë punën e profesor Sali Salihut ndër vite. Ndërkohë për veprën, edukatën dhe elanin për punë të Sali Salihut folën dhe kolegët e tij pranë këtij institucioni arsimorë.
Vlenë të ceket se një ceremoni e tillë që u organizua për nder të shkuarjes në pension të profesor Sali Salihut u vlerëua nga të gjithë punonjësit e këtij insititucioni arsomorë ngase një gjë e tillë sipas tyre nuk kishte ndodhë më parë.Ata kërkuna që kjo tëni e tutje të bëhet tradicionale.
E me këtë rast iu nda dhe një mirënjohje.
Kush wshtw Sali Salihu?
Sali (Ajrush) Salihu është i lindur më 05.08.1954 në Tërnoc të Bujanocit, shkollën fillore e kreu në vendlindje.Shkollën e mesme , gjimnazin”Sezai Surroi” në Bujanoc.Pas përfundimit të shkollës së mesme, u regjistrua në Universitetin e Prishtinës-Fakultetin Filozofik-Dega e historisë, ku dhe diplomoi me kohë.Pas kryerjes së fakultetit punoi në gjimnazin ku kishte kryer shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, pas disa viteve, vazhdoi punën të punoi profesor i historisë në shkollën fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc, ku dhe tani u pensionua nga kjo shkollë.Në vitet e tetëdhjeta të shekullit XX,profesor Salihu ishte i angazhuar në aktivitete të shumta rinore dhe kulturore, si dhe në shum organizime të kohës në të mirë të çështjes kombëtare në komunën e Bujanocit.Gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar ishte drejtor i shkollës fillore”Muharrem Kadriu” për një mandat.Sali Salihu është pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit.Ka botuar punime shkencore, ndërkohë ka botuar librin”Tërnovci nëpër shekuj-Monografi./Lugina Press/
Dhj 05, 2019 Komentet te Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka marrë pjesë në Odën Ekonomike në Slloveni Janë të Mbyllura
Dhj 05, 2019 Komentet te Në “Ditën Ndërkombëtare të Vollentarizmit” 5 Dhjetori – Mesazh kundër gjuhës së urrejtjes nga rinjët e Komunës së Bujanocit. Janë të Mbyllura
Nën 30, 2019 Komentet te Pranga dhe për flamurin kombëtar shqiptar në gjysmështizë në Luginë Janë të Mbyllura
Dhj 05, 2019 Komentet te Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka marrë pjesë në Odën Ekonomike në Slloveni Janë të Mbyllura
Dhj 05, 2019 Komentet te Në “Ditën Ndërkombëtare të Vollentarizmit” 5 Dhjetori – Mesazh kundër gjuhës së urrejtjes nga rinjët e Komunës së Bujanocit. Janë të Mbyllura
Nën 30, 2019 Komentet te Pranga dhe për flamurin kombëtar shqiptar në gjysmështizë në Luginë Janë të Mbyllura
Nën 30, 2019 Komentet te Pranga dhe për flamurin kombëtar shqiptar në gjysmështizë në Luginë Janë të Mbyllura
Nën 23, 2019 Komentet te KOHË E RE PËR LUGINËN: Nga Valon GASHI Janë të Mbyllura
Tet 04, 2019 Komentet te Ternava: Çdo shqiptar i Lugines që jeton në Kosovë të pajiset me pasaportë Janë të Mbyllura
Qer 12, 2019 Komentet te Zairi: Me forcat e përbashkëta mund të arrijmë suksese të mëdha Janë të Mbyllura
Maj 18, 2019 Komentet te Aktori i vogël gjilanas që po shkëlqen në kinematografinë europiane Janë të Mbyllura
Pri 30, 2019 Komentet te Artim Shaqiri njëri ndër futbollistët e mirënjohur shqiptar në Maqedoni(Video) Janë të Mbyllura