Home Aktuale Mërgimtarët e Tërnocit mendojnë për vendasit e tyre

Mërgimtarët e Tërnocit mendojnë për vendasit e tyre

756
0
SHARE

Mërgata  shqiptare në çdo kohë ka qenë afër bashkëvendasve  në vendëlindje e  tyre duke i ndihmuar në mënyra të ndryshme varësisht çfarë e kërkonte nevoja  koha.

Ndërkohë edhe Tërnovcasit që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë , çdo herë ishin  pranë bashkëfshatarëe të tyre por dhe e bile dhe  më gjërë.

Por je vetëm dikur,  ata edhe në ditët e sotme janë nduke ndihmuar vendlindjen e tyre në organizime të ndryshme.

Përveç shoqatave humantiare tërrnovacase,  që veprojnë atje, kemi dhe individ që po veprojnë pa hezitim vetëm e vetëm për ti ndimuar atyre që kanë nevojë.

Kohëve të fundit njëri nga ata që po  japim kontribut është edhe hoxha Ibrahim Ibrahimi i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Ibrahimi këtë javë ka ardhur në vendlindje me çrast ka kontraktuar më dy kompani të jenë bartës të projektit që të kujdesën për 20 familje të këtushme.

Në dy postime të ndara,  ai ka bërë të ditur se tek “Sara Market”, 20 familje do  të marrin pako ushqimore  për çdo muaj,  këtë dhe vitin tjetër, mjete këto të tubuara nga vitrat e mërgimtarëve.

Ndërkaq tek “Agro Adria”, 20 familje mund ti marrin nga 5 kg mish të përpunuar deri në Kurban Bajramin e vitit të ardhëm.

Ibrahimi Ibrahimi falënderon të gjithë ata që kontribuan që sadopak këtyre familjeve në nevoj ti lehtësohet gjendja ekonomike të këto ditë krize./Lugina Press/