Home Aktuale Mërgimtarët e Lluçanit i dhurojnë libra shkollës fillore”Sami...

Mërgimtarët e Lluçanit i dhurojnë libra shkollës fillore”Sami Frashëri” të fshatit të tyre

11
0
SHARE

Shoqata e të rinjëve të fshatit Lluçan të komunës së Bujanocit e cila vepron në Zvicër sot i ka dhuruar një donacion shkollës fillore “Sami Frashëri” në Lluçan, me lektura shkollore të obliguara për ti lexuar nxënësit me planin dhe programin shkollor.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i shkollës fillore “Sami Frashëri” në Lluçan Fehmi Isufi në rrjetin e tij social facebook.
“Shoqata e të rinjëve të Lluçanit që punon dhe vepron në Zvicër sot na gëzoi nxënësit e shkolles fillore “Sami Frasheri” në Lluçan me donacionin që bëri,me libra (lektura shkollore)të obliguara për ti lexuar me plan programin shkollor që shkollës tonë ka herë i kanë munguar më se 20 tituj të këtyre lekturave” shkruan Isufi.
Sipas tij numri i tyre ishte afër 200 ekzemplar me vlerë afër 500euro.
Isufi po ashtu bënë të ditur se Lekturat i dorëzuan aktivistët e fshatit Lluçan Xhelal Behluli,Xhevat Neziri si dhe i riu që kishte ardhur nga Zvicërra Enes Sabedini .

1919352_1073293519376905_1791876985555388924_n
Me këtë rast drejtori i shkollës Fehmi Isufi i falëmnderoi nga zemra shoqetën nga Zvicrra për këtë gjest human dhe në shenjë faleminderimi i dhuroi një Mirënjohje nga kjo shkollë.Edhe njëher zoti i ndihmoft kta të rinjët të cilet na premtuan se ndihmat nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen pë këtë shkollë shkruan Fehmi Isufi drejtor i shkollës fillore “Sami Frashëri” në Lluçan ./Lugina Press/