Home Aktuale Mërgim Mavraj merr lajmin e madh

Mërgim Mavraj merr lajmin e madh

186
0
SHARE
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë në fitoren 2-1 të Kolnit ndaj Hofenheimit në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Gjermanisë.

Mavraj u vlerësua me notën 2, që ishte edhe më e larta e dhënë për futbollistët e Kolnit, ndërsa po të njëjtin vlerësim mori edhe Pawel Olkoëski që ishte rreshtuar në krahun e majtë të mbrojtjes.

Në paragrafin kushtuar përformancës së Mavrajt shkruhej shkurtimisht dhe qartë. “Ishte lojtari më i fortë, praktikisht zot në lojën ajrore”.

Skuadra e Kolnit falë këtij suksesi të arritur në kohën shtesë u kualifikua në fazën e 1/8 – ave të Kupës së Gjermanisë, ku do të përballet me Hamburgun.