Home LAJME Meksikë, ministri dorëhiqet për shkak të vizitës së Trump

Meksikë, ministri dorëhiqet për shkak të vizitës së Trump

906
0
SHARE

Ministri meksikan i Financave, Luis Videgaray ka dhënë dorëheqjen për shkak të vizitës së Donald Trump javën e kaluar në vendin e tij.

Videgaray konsiderohej si organizatori kryesor i takimit mes kandidatit kontradiktor për president të SHBA dhe presidentit Enrique Pena Nieto.

Vizita e miliarderit u kritikua gjerësisht në Meksikë, si në shtypin kombëtar ashtu edhe në rrjetet sociale.

Një zëdhënës i Ministrisë së Financave deklaroi se, pas dorëheqjes zoti Videgaray nuk do të mbajë një tjetër post publik. Presidenti Nieto pritet të njoftojë zëvendësimin e tij së shpejti.

Zoti Trump, i nominuar për të përfaqësuar republikanët në garën presidenciale të Amerikës, vizitoi Meksikën më 1 shtator, pavarësisht komenteve të tij të mëhershme në dëm të komunitetit meksikan në SHBA.

Ai i ka quajtur meksikanët si “kriminelë” dhe “përdhunues”, etiketime këto që kanë shtyrë presidentin Nieto ta krahasojë atë më liderin fashist dhe atë nazist, Benito Mussolini dhe Adolf Hitler.

Videgaray ka qenë një nga këshilltarët më të afërt të presidentit të vendit latin, i cili mendohet të ketë orkestruar rizgjedhjen e tij të suksesshme në vitin 2012.