Home OPIONIONE Medvegja , Bujanoci dhe Presheva presin shumë nga zgjedhjet e 8 qershorit...

Medvegja , Bujanoci dhe Presheva presin shumë nga zgjedhjet e 8 qershorit të mbajtura në Kosovë

299
0
SHARE

Shkruan : Refik HASANI

 

Zgjedhjet e 8 qershorit ishin që nuk u pritë vetëm nga Kosovarët por edhe nga shqiptarët në Malë të Zi veçmas nga Medvegja , Bujanoci dhe Presheva .

  Nga këto zgjedhje pritet që Kosova të pranohe në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe në të gjitha mekanizmat tjerë Europian . Në krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë më së shumti presin nga kjo legjislaturë pasi asgjë nuk është arritur deri më tani . Diskriminimi i tyre në të gjitha segmentet e jetës ndoshta kjo legjislaturë e Parlamentit të Kosovës do të arrij konkretisht të hapë zyrën e shumë përfolur . Medvegja , Bujanoci dhe Presheva presin me të drejtë nga legjislatura e pestë pasi nga katër legjislatura të pas luftës asgjë nuk bëri Kosova për shqiptarët jashta kufirit administrativë të Kosovës edhe pse ka obligim moral , kombëtar, institucional besa edhe detyrim kushtetues . Qeveri nuk duhet të shtyj e zhagitë dhe të përdorë këtë vetëm për fushat zgjedhore por duhet të hapë zyrën për Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë . Prishtina dhe Tirana duhet të shtrojn , ngrisin dhe të mbrojn të drejtat e shqiptarëve në të gjitha mekanizmat Europian por edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së . Qershor 2014

(Autori është nga publicist i pavarur)