Home Aktuale Mediat gjermane: Pas Shqipërisë Kosova është vendi më i korruptuar në Europë

Mediat gjermane: Pas Shqipërisë Kosova është vendi më i korruptuar në Europë

709
0
SHARE

Qeveria e Hashim Thaçit portretizohet në mediat gjermane si e korruptuar, ku ekzistojnë dyshime edhe për Kryeministrin….

“Furnizimi me ujë dhe me energji (në Kosovë) është i parregullt. Sistemi arsimor i rrënuar, administrata joefikase, lidhjet në komunikacion janë modeste, korrupsioni është problem i përditshëm. Si dëshmi për këtë shërben fakti se udhëheqësi i task-forcës kundër korrupsionit gjendet në burg për shkak të korrupsionit. Madje edhe kundër vetë kryeministrit Thaçi ekzistojnë dyshime”.
FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG

“Pas Shqipërisë Kosova është vendi më i korruptuar në Europë. Në fakt sipas OSBE-së dhe misionit të BE-së EULEX drejtësia në Kosovë ngurron të veprojë kundër qeveritarëve. (…) …privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore dhe dhënia e licencave – pjesa më fitimprurëse e ekonomisë kosovare – është bërë pa mbikëqyrjen e vërtetë nga ana e parlamentit”.
SÜDDEUTSCHE ZEITUNG

“Zgjedhje të manipuluara, menaxhim i keq i ekonomisë, korrupsion – në Kosovë asgjë nuk po ec përpara. (…) Që nga viti 1999 bashkësia ndërkombëtare i ka harxhuar rreth katër miliardë euro për këtë vend të vogël; këtu pothuaj nuk ka industri, madje edhe qepët dhe hudhrat importohen nga Kina. Shumica e kosovarëve jetojnë nga ndihmat që marrin nga diaspora”.
DER SPIEGEL

“Në shkurt të vitit 2008 familja Zymberi besonte se pavarësia do të sillte më në fund përparim ekonomik. Që nga atëherë kanë kaluar pesë vite. Kryefamiljari Gani Zymberi nuk ka ende vend pune. Ai thotë se shteti është fund e krye i korruptuar. Të gjitha shpresat varen tani te i biri i Ganiut, Votimi. Por, edhe ai nuk ka ndonjë iluzion”.
SÜDDEUTSCHE ZEITUNG