Home LAJME Mediat e Beogradit kritikojnë futbollistin serb të Dritës së Gjilanit (Foto)

Mediat e Beogradit kritikojnë futbollistin serb të Dritës së Gjilanit (Foto)

72
0
SHARE

Pas bisedës me futbollistin serb të Dritës së Gjilanit, Aleksandar Sosic, mediet serbe kanë nisur të merren me te, por në të njëjtën kohë edhe të shkruajnë gjëra të pavërteta.

Vendimi i Sosic që të luaj për një skuadër shqiptare dhe deklarata e tij së është i gatshëm ta pranojë ftesën e përzgjedhësit Alber Bunjaku, i ka irituar mediet serbe, të cilët e kritikojnë futbollistin, duke ndikuar në masë të madhe edhe tek lexuesit.

Që në fillim, gazeta “Kurir” thotë se “Zëri” më në fund e ka gjetur një futbollist serb, i cili ka pranuar të luaj për përfaqësuesen e Kosovës. Ndonëse futbollisti dhe babai i tij ishin tejet korrektë dhe nuk hezituan fare të bisedojnë për gazetën “Kurir” thotë se babai i Aleksandrit ka qenë shumë i nervozuar për shkak të bisedës. Në fakt, babai i tij është kontaktuar më pare dhe ai e ka sugjeruar birin e vet që të bisedoi me gazetën.

Shkrimi ka zgjuar kërshëri të madhe në opinionin në serbi, kështu që është numri i madh i komenteve për futbollistin 19 vjeçar.

Ato janë nga më të ndryshmet, por një pjesë e madhe e tyre merren me politikën ditore serbe. Shumica prej tyre e kritikojnë duke thënë se ai është njëri nga tradhtarët e popullit serb, por ka edhe të tillë të cilët e kanë pëlqyer veprimin e futbollistit. “Kurir” merret edhe me Fadil Vokrrin, duke thënë se ai i ka ofenduar futbollistët serb pasi thirrjes që ua ka bërë për ta veshur fanellën e përfaqësuese së Kosovës.

LEAVE A REPLY