Home Aktuale Me teatrin e Preshevës nisë festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare” –Presheva...

Me teatrin e Preshevës nisë festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare” –Presheva 2017 (video&foto)

186
0
SHARE

Në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u hap festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare –Presheva 2017.

  Teatri profesionist i Qytetit të Preshevës  bëri hapjen e natës së parë të festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” me shfaqjen premierë “Maratonistët”.


Qytetarë të shumtë, perfaqësues institucionesh, mediash dhe figura publike ishin prezent në evenimentin me të rëndësishëm kulturorë në vend.

Në këtë natë, gjëja më e vecantë ishte se aktorët profesionistë të Preshevës bënë hapjen e parë me shfaqjen e tyre premierë “Maratonistët” nën regjinë e regjisorit Kastriot Saqipi dhe asistentes së regjisë  Afeida Boriçi, ku njëherit me këtë shfaqje u bë edhe hapja zyrtare e themelimit të “Teatrit të Preshevës”.

Në këtë natë u ndanë edhe dy çmime: “Çmimi i Karierës” që i takoi prof. Nebi Islamit dhe çmimi tjetër i dytë po ashtu “Çmimi i Karierës” që iu nda  Nexhati Rexhepit.

Mbrëmja vazhdoi me shfaqjen e aktorëve preshevarë: Gjelbrim Emini, Valon Nuhiu e Artan Ibishi të cilët në fund u dekoruan edhe me vendimet zyrtare si aktorë profesionist të Teatrit të Preshevës nga ana e Drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica”  Gani Veseli.

Fatmir Spahiu aktorë njëherit nga juria e këtij  festivali duke treguar  një kuriozitet për skenën e Preshevës të vitit 1997 e vlersoi lartë organizimin e këtij evenimenti duke krahasuar me festivalet tjera  në Kosovë.

“Po du me ju tregu një kuriozitet,  në vitin 1997 unë kam luajtur në këtë skenë në ditët e komedisë shqiptare më duket se ashtu quhej edhe në atë kohë si aktor amatorë i teatrit të rinjëve të Gjilanit dhe 20 vite pas jamë anëtar jurie si profesionist dhe një aktorë me njëfar eksperience. Kështu që për mua është një kënaqësi e dyfisht sepse është njëfar jubileu im artistik. Po menoj se hapja ishte si çdo festival tjetër që ndodh në Kosovë bile më një sharm pak më të madh, ngrohtësi më të madhe sepse këtu festivali nuk është vetëm festival por është diçka për tej dhe për mua është kënaqësi me qenë pjesë e jurisë” tha mes tjerash aktori i njohur Fatmir Spahiu.

Regjisori Kastriot Saqipi me këtë rast falëndori publikun për përkrahjen dhe pezencën në festival.Saqipi duke folur për çfaqen “Maratonistët” tha se si  duket publikut i pëlqeu dhe me duartrokitjet etyre  pbliku e miratoi çfaqen.

Netët e ardhshme do të vazhdojnë me shfaqjet e trupave teatrale nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia të cilat gjithashtu do të jenë me karakter garues. (Lugina Press)

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=zbHPQzjDh_8&t=3s” width=”560″ height=”315″]