Home Aktuale Me sukses përfundon turniri humanitar i organizuar nga KBI e BIPBM-së...

Me sukses përfundon turniri humanitar i organizuar nga KBI e BIPBM-së në Bujanoc, fitues ekipi nga Breznica

168
0
SHARE

Ka përfunduar me sukses turniri humanitar në futboll të vogël i organizuar nga KBI e BIPBM-së në Bujanoc.

Turniri është zhvilluar për dy dit rradhazi në të cilën kanë marrë pjesë 20 ekipe.

Në orët e pas ditës së sotme është zhvilluar finalja në mes ekipit “Atec” nga Tërnoci dhe ekipit Breznica nga Breznica me çrast këta të fundit kanë dalur fitues të Turnirit.

Ndërkaq është zgjedhur edhe lojtari më i mirë Herolind Beqiri i cili ishte  lojtari  më i ri në fushën e futbollit.

Ndeshjet e turnirit janë zhvilluar në fushën e sportit “Pipa” në Tërnoc.

Me këtë rast në fund të turnirit, sekretari i BIPBM-së Refik Memeti falënderoi ekipet pjesëmarrëse ngase   turniri ishte i karakterit humanitar.

Me që ekipi fitues kishte të drejtën e përzgjedhjes se ku do të destinohen mjetet e tubuara, Memeti ftoi ekipin fitiues nga Breznica të bjënë një gjë të tillë.

Ekipet pjesëmarrëse i falënderoi dhe Sedat Beqiri kryetar i KBI-së të BIPBM-së në Bujanoc  i cili njëherit ishte edhe iniciatorë i këtij turniri.

Vlenë të ceket se për çdo ekip pjesëmarrës u ndanë mirënjohje nga organizatorët në shenjë rrespekti për solidarzim në aksionin humanitar.

Ndërkaq kupën për vendin e parë dhe lojtarin më të mirë ka dhuruar ëmbëltorja “Kanita”nga Tërnoci e për freskinë me pije gratis është përkujdesur “Musa Copmani.

Tv”Spektri” mediumi i parë në gjuhën shqipe ishte sponzor medial të tërë këtij organizimi që nga fillimi.

Në fund nga ekipet pjesëmarrëse u propozua që ky turnir të mbetet tradicional e që u mbështet nga organizatorët.