Home LAJME Më në fund gati zyra për shqiptarët e Luginës

Më në fund gati zyra për shqiptarët e Luginës

165
0
SHARE

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Kosovës Lindore, Riza Halimi – deputet dhe lider i PVD-së, Shaip Kamberin – ish-kryetar i Bujanocit dhe njëri nga udhëheqësit politik atje si dhe Galip Beqirin – kryetar i Këshillit Kombëtar.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e mirë që e kanë mes vete Gjilani dhe komunat e Kosovës Lindore dhe që do të vazhdojnë ta kenë edhe në të ardhmen.Kryetari Haziri ka thënë se Gjilani është gati për ta hapur Zyrën për Preshëve, Medvegjë dhe Bujanoc, e cila do të merret ekskluzivisht me zgjidhjen e problemeve civile dhe problemet tjera politike që i kanë qytetarët e Kosovës Lindore.

Nga ana e tyre, tre përfaqësuesit e Kosovës Lindore, Riza Halimi, Shaip Kamberi dhe Galip Beqiri, kanë falënderuar kryetarin Haziri për kontributin e tij për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të asaj pjese, që padrejtësisht po vazhdon të jetë nën ombrellën e një shteti tjetër.

Ata po ashtu, falënderuan Hazirin për angazhimin e madh për hapjen e Zyrës për shqiptarët e Kosovës Lindore, duke thënë se kjo përkujdesje institucionale nga ana e Komunës së Gjilanit do të jetë në favor të shqiptarëve për zgjidhjen e problemeve civile dhe problemet tjera politike./rajonipress/