Home OPIONIONE Me ndihmën e Beogradit , pakica Serbe e Bujanocit , don të...

Me ndihmën e Beogradit , pakica Serbe e Bujanocit , don të bëhet shumicë dhe të udhëheqë me Komunën

65
0
SHARE

Shkruan  : Refik HASANI

Edhe më tej  vazhdon të rritet  diskriminimi në Bujanoc e ksaj here do të ndihmon Qeveria dhe Parlamenti i Serbisë me kërkesën e disa shoqatave që duan  pastrimin nga lista zgjedhore dhe duke i fshirë Shqiptarët nga librat amzë të Komunës së Bujanocit .

Disa Shoqata të Serbëve të Komunës së Bujanocit  jan në kërkim të një takimi me Kryeministrin e Serbisë , për të qarë hallin që Shqiptarët e kan shumicën në Komunë të Bujanocit dhe duhet të pastrohen listat zgjedhore duke u fshirë nga rexhistrat e tyre të lindjes dhe patjetër duhet  të mbetën pakicë . Serbët e Bujanocit, derdhin lotë krokodilli,që gjoja është shtimi i madhë i Shqiptarëve dhe të rishikojn listat zgjedhore . Këto kërkesa i mbështesin  edhe me nënshkrime , për të kërkuar alibi në Parlament dhe Qeverin  e Republikës së Serbisë-krejtë kjo me objektiv të qartë që Shqiptarët nuk duhet të kenë as Kryetar e as shumicë të Asamblesitëve Shqiptarë .   Serbët pakicë në Bujanoc, kështu me kërkesa dëshirojn me çdo kushtë e me çdo çmim të ulin e zbresin numrin e popullatës shumicë Shqiptare të ksaj Komune . Kështu kjo pakicë duan  të luajn me kartën e viteve të 80-ta sikurse diktatori i funditë të ish-hapsirave Jugosllave Slobodan Milosheviqi,që  mori një shkasë në Fushë të Kosovës për ta rrënuar Autonomin e Kosovës . Të kujtojm që Komuna e Bujanocit ka 41 Asamblesitë ku prej tyre 30 jan Shqiptarë , kurse 11 jan Asambleistë të pakicës Serbe së bashku me Komunitetin Romë,  kjo ishte që nga zgjedhjet e fundit të muajit qershor të vitit 2012  .  Serbët do të mundohen që Kryetari i Komunës nuk duhet të jenë Shqiptarë dhe shumica e Asambleistave nuk duhet të jenë Shqiptarë,që duke i fshirë nga librat amzë të lindjes , duke ju mohuar nënshtetësia , duke mos ju vazhduar dokumenta e çka më e rënda edhe qytetarët që i posedojn dokumentat e udhëtimit me rastin e vazhdimit të tyre i paralajmëron që nuk mundë ti vazhdojn  me arsyetim më banal pasi nuk jetojn  në vendbanimin  e cekur në dokument  e kjo është në kundërshtim me të gjitha aktet dhe konventat Ndërkombëtare për lirit dhe të drejtat e njeriut dhe shkelje e  të drejtave kolektive .   

Fshirja nga librat amzë është  diskriminimi i radhës që ndjek Beogradi ndaj Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës

Nuk mjaftoi mos përfaqësimi i shumicës Shqiptare në institucione lokale dhe qendrore në proporcion të drejtë   , Beogradit nuk është duke i mjaftuar lënja pas dore dhe mos investime në këto tri komuna dhe ikja e emigrimi  , por tani ka filluar fushatën që të fshij dhe pastroj librat amzë duke ua mohuar Shqiptarëve të vazhdojn të jen qytetarë  të  ksaj  Komune . Ky është diskriminimi më klasik dhe më i veqantë   . Është shkelje e madhe drastike,është diskriminim i llojit të vetë  që qytetarit nga vendi amë  ku jan lindur dhe ku paguajn taksa e tatime të tokës e pasurisë ti merren dokumenta dhe ti pamundësohet pajisja me dokumenta të udhëtimit .    Kjo asgjë më shumë e re nuk është , por në vazhdën e diskriminimit dhe të pastrimit të listave zgjedhore,fshirjes nga librat amzë  të ksaj  Komunë që mbrenda pesë deri në dhjetë vjetë , do të pësoj dhe ta ndjek fati i Komunës së Medvegjës që kemi tërhequr vëmendjen që më shumë se një dekadë për  rrezikun që i kanoset Kumunës së Bujanocit  vazhdimisht  .

Të ngritet dhe shtrohet kjo shkelje jashtëzakonisht diskriminuese e anulimit dhe fshirjes nga librat amzë të qytetarëve të Komunës së Bujanocit para se të marrë përmasa të pa kthyeshme . Në këso rrethana është interes i përgjithshëm jetik  që të ftohet  një mbledhje urgjente  nga të gjithë Këshilltarët Komunalë Shqiptarë së bashku me krerët e subjekteve politike , Këshilli Nacional , dy deputetë Shqiptarë në Parlamentin e Serbisë Riza HALIMI e Shaip KAMBERI,së bashku me Kryetarët dhe Kryesuesit e tri Kuvendeve Komunale me prezencën OSBE-së dhe mekanizmave tjerë Ndërkombëtarë  . Në këtë drejtim të ndihmoj Prishtina dhe Tirana zyrtare , duke ngrit çështjen e këtij diskriminimi në instanca  gjegjëse të BE-së dhe të OKB-së  .