Home Kulturë Me 30 shtator, promovohet libri “Enigmë” i autores Yllka R. Imeri

Me 30 shtator, promovohet libri “Enigmë” i autores Yllka R. Imeri

128
0
SHARE

Libri “ENIGMË” i Yllka R.Imeri do të promovohet me 30 shtator në Biblotekën Kombëtare në Prishtinë, libri ka një muaj që ka dalur në treg, dhe pos jell rezultate të suksesshme pohon autorja.

 

Enigmë quhet sepse kisha shumë e vështirë ti kuptoja gjerat qe me rrethonin, nuk mundja ti zbertheja apo ti shpjegoja me konkretisht e vetmja gje qe me nxjerri nga kjo krizë ishin fjalët të cilat dilnin nga shpirti im i pafajshem dhe njollosnin fletat e bardha..!

Me 30 shtator, promovohet libri “Enigmë” i autores Yllka R. Imeri

Libri Brenda vetes përmban filozofinë time, trillimin tim, dashurin time, dhe mbi te gjitha jetën time.

Eshte i ndare ne dy cikle:

– Cikli i pare eshte Dashuri ( ku ne kete cikel hyne edhe disa nga poezite me tematike erotike, erosi trajtohet ne menyre metaforike )

-Cikli i dytë Jetë ( ku brenda atyre poezive ngerthen nje filozofi me vete )

Jam munduar te shkruaj poezi që cdo kush kur ti lexoj duhet ti ndiej, të ikë nga bota reale dhe te futet ne ate shpirterore, ti tejkalojne korrnizat kur ndienja eshte e pastert, per te bere ndonje gje..!

DASHURI dhe JETE dy koncepte te nderlidhura njera me tjetren ku pa dashuri ska jetë dhe pa jetë nuk ka dashuri.

Recenzentë:
Behar Gjoka / Sali Bashota
Arti grafik: Eva Kukaleshi
Shtepia botuese Albasa
Botimi i këtij libri u mundësua nga British School, Prishtinë

Duhet..!
Duhet me u pajtu
Me jetën e rreme
Duhet me ditë
Me aktru..!
Duhet me u bâ para tyne: “engjuj”
Duhet me e bŏ me me:n
Se kjo tokë nuk oshte e jôna
Duhet me ditë me jetu në andrra të mira
E duhet me ditë kon me dâsht e me marr me vete
Me ni planet tjeter
Me shku shumë largë prej këtu
Diku ku jemi vec unë e ti
Diku ku jeta kish me u kân ma ndryshe
Na duhet me provu..!
Cdo sen..!
Por na prapë duhet me u pajtu
E duhet patjetër
Me kujtu njâni tjetrin..!
Na duhet me e pa botën
Nga ai këndvështim i yni
Na duhet me ditë me ba implikatur
Duhet me e pa krejt globin
Sikur me kân i rrafsht
Pa koherencë, pa kohezion
Por na duhet me pas argument bindës
Për me kân ashtu qi:sh duhet..!
Yllka R.Imeri

Behar Gjoka Studiues-shkrimtar “Enigmë” titullohet përmbledhja e parë e Yllka R. Imerit, një tekst poetik, që mëton shpërfaqjen unit të poetes, me të gjithë dritëhijet dhe fibraturat e veta. Librit strukturohet në tre cikle, Dashuri, Jetë dhe Parim, që mundëson zbulesën e tre vatrave kryesore të frymimit kreativ, të një dëshmimi universal, të cilat janë qendër e shkrimit poetik në secilën fillesë të autorëve, të letrave shqipe dhe më gjerë. Si ndjesi më thelbësore, varësisht hapësirës së teksteve, është marrëdhënia me fjalën, e cila përgjithësisht vjen e shlirshme dhe e atypëratyshme, me vargun, që shqipton pentagramin e vargëzimit të lirë, duke endur një poetikë të subjektives dhe konkretes, pa shenjëzime zbukurimore. Poezia e Yllka Ymerit, në zgjedhjet tematike, në aparatin estetik, nuk rend pas figurës apo metaforës, jo se ato mungojnë plotësisht, por më tepër vrapon pas poezisë që thotë atë që ndjen, me mënyrën vetjake, duke ofruar një shans për të ndjerë pulsin e poezisë së një breznie tjetër, që jeton realisht dhe artistikisht në mijëvjeçarin e ri. Më tepër se sa komenti mbi të, libri i parë i autores, Enigmë, është një realitet që shijohet në lexim, është një shans për të uruar autoren: Udhë të mbarë në shtegtimin e letrave, ku fillimi është caku që të hedh në garën e ligjërimit si vlerë estetike, ku pak mbërrijnë, por fillimi i mbarë është shenjë mbarësie …