Në Parkun e Gërmisë, sot rreth orës 16 një veturë ka aksidentuar një fëmijë i cili kishte qenë duke vozitur një biçikletë.
Sipas personit i cili ka ndihmuar fëmijën për ta dërguar në emergjencë, vetura e tipit Golf 4-sh, ngjyrë të bardhë, pasi ka aksidentuar fëmijën nuk ka ndaluar dhe ka ikur.
Për KosovaPress rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila tregon që nga informatat që ka marrë nga mjekët, fëmija ka ndërruar jetë në QKUK.
Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës, nuk ka dhënë detaje për viktimën, duke thënë se njësitet policore janë duke u marrë me rastin. /Telegrafi/