Home Aktuale Mbyllen kazino dhe objekte të lojrave të fatit në Luginë (foto)

Mbyllen kazino dhe objekte të lojrave të fatit në Luginë (foto)

160
0
SHARE

150 makina poker dhe një sasi e madhe e parave janë konfiskuar mbrëmjen e së premtes në 30 lokacione në Preshevë, Bujanoc, Vranjë dhe Vladicki Han. Kontrollet janë kryer nga njësite policore që shoqëruan inspektorët tatimor. “Operacioni është kryer me sukses në 33 objekte të lojrave të fatit, me çrast janë regjistruar shumë parregullësi. Për shkak të parregullësive financiare është vendosur mbyllja e 25 objekteve të lojrave të fatit dhe se janë konfiskuar 150 makina pokeri dhe një sasi e parash,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Financave të Serbisë, Velko Jovanoviç. Në rajonin e Luginës së Preshevës së fundi është shtuar numri i objekteve të lojrave të fatit dhe se kjo po paraqet shqetësim për banorët, për shkak të inflirtimit të rinisë shqiptare, e cila është viktimë e këtyre lojrave. (Luginapress)

files files (1)

LEAVE A REPLY