Home Aktuale Mbeturinat e egra pengojnë pronarët të punojnë tokën tyre

Mbeturinat e egra pengojnë pronarët të punojnë tokën tyre

98
0
SHARE

Së fundi një deponi e egër është ngritur edhe në fushat e Preshevës , duke i zënë rrugën shumë pronave të qytetarëve.

Tashmë shumica e arave janë shndërruar në djerrina. Por halli i Xhelal Sadikut dhe shokëve tij është një tjetër problem i cili është edhe më shqetësues. Arat e tyre të cilat janë pak metra më larg se tregu i kafshëve , nga persona të pandërgjegjshëm janë shndërruar në deponi mbeturinash. Këtu mund të gjedh të gjitha llojet e mbeturinave por dhe materiale të forta. Këta pronar thonë se tashmë iu është zënë edhe rruga për të hyrë në pronat e tyre.
Ai thotë se nga ,mbeturinat po dëmtohet edhe imazhi i Preshevës. Por Sadiku thekson se në rast se nuk merren masa për largimin e tyre , çështjen do të dërgojnë në gjykatë.
Qytetarët e pandërgjegjshëm tashmë nuk po zgjedhin vend se ku ti hedhin mbeturinat , apo thënë më shkurt aty ku i vie më afër ,edhe pse në deponinë e qytetit nuk i pengon askush që ti hedhin. /Lugina Press/