Home Aktuale Mbahet seanca e rregullt e Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë

Mbahet seanca e rregullt e Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë

72
0
SHARE

Nën kryesimin e Reis-Ulema Adem ef. Zilkiq të shtunën më 31 janar 2015 në Beograd, është mbajtur takimi i rregullt i Bashkësisë Islame të Serbisë, me përfaqësuesit Meshihatit të Sanxhakut, Meshihatit të Serbisë dhe Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë(BIPBM).

Në këtë seancë u rapotua mbi punën e Bashkësisë Islame në vitin 2014, vit ky i cili u cilësua si i suksesshëm.

Pika e dytë ishte qështja e riorganizimit të Bashkësisë Islame, që nënkupton një ndryshim të strukturës, të aktiviteteve dhe qëllimeve të komunitetit.

Në pikën e tretë të rendit të ditës u trajtuan zgjedhjet në bashkësinë islame, të planifikuara pas afatit të Reis-Ulema në fund të muajit shkurt./Lugina Press/