Home Aktuale Mbahet Kuvendi themelues i APN në Bujanoc, Arbër Pajaziti kryetar

Mbahet Kuvendi themelues i APN në Bujanoc, Arbër Pajaziti kryetar

53
0
SHARE

Në sallen e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc në prani të dhjetra anëtarëve të APN-së në Komunën e Bujanocit, është mbajtur Kuvendi themelues i Alternatives për Ndryshim dega Bujanoc. Kryetar i APN-së, dega Bujanoc është zgjedhur unanimisht Arber Pajaziti.

Fjalim rasti për themelimin e degës mbajti edhe kryetari i APN-së dhe njëherit kryetari n.d. i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi. Arifi ndër të tjerash theksoi rëndësinë e aktiviteteve të rinisë për ndryshimin pozitiv në Komunën e Preshevës. Sipas tij koha pas zgjedhjeve në Komunën se Preshevës, koha ka ardhur kur Shaip Kamberi dhe Nagip Arifi të penzionohen politikisht.

Kryetari i posazgjedhur i APN-së, dega në Bujanoc, Arbër Pajaziti ka falënderuar Kuvendarët për besimin e dhënë për kryetar i degës dhe ka potencuar rëndësinë e themelimit të APN-së dega në Bujanoc duke thënë se Ndryshimi tashmë është i pashmangshëm dhe nuk do të ndalet deri në finalizimin e tij.(presheva.com)