Home SPORT Mazzarri: Roma e fortë, kam besim te skuadra

Mazzarri: Roma e fortë, kam besim te skuadra

6
0
SHARE

Roma-Inter do të jetë një nga dy kryendeshjet e kësaj jave në Serinë A Italiane. Në vigjilie të këtij takimi, trajneri I Interit Walter Mazzarri ka besim se skuadra e tij do të bëjë një paraqitje të mirë në stadiumin “Olimpico”.

“ Roma është një skuadër që luan futboll të bukur. Ata janë një ekip që I përshtaten cdo lloj kundërshtari. Janë të mirëoraganizuar në mbrojtje, kanë kualitet, intensitet dhe një organizohen shumë mirë. Roma këtë sezon po bën shumë mirë dhe këtë e tregon klasifikimi. Ata kanë një trajner shumë të zotë që di vendosë mirë lojtarët në fushë. Megjithatë pavaresisht gjithë këtyre që thashë unë kam besim se skuadra ime do të beje paraqitje te mire në Romë dhe nëse luajmë si në Firenze mund të marrim rezultat”.

Më pas Mazzarri u përqëndrua te dy futbollistët e tij Hernanes e Icardi.

“ Hernanes është shumë bujar, dhe I kushton pak vëmendje dhimbjes së tij. Do të jetë I grumbulluar për takimin ndaj verdhekuqëve, por nuk kam vendosur akoma nëse do ta hedh në fushë që nga minuta e parë apo në ndeshje e sipër. Icardi. Unë gjithmonë kam pasur besim te ai dhe këtë gjë u kam thënë disa herë. Ai ka pasur disa probleme prandaj dhe nuk mund ta përballonte një 90 minutësh të plotë. Por tani është mirë ka gjetur ritmin, dhe më mbetet vetëm të vendos nëse do ta hedh në fushë që nga fillimi”.

Por cfarë mendimi ka Mazzarri për presidentin Thohir I cili ka deklaruar se ka shumë besim te tekniku toskan por që në qershor do vërë pikat mbi “ I”.

“ Cdo vit duhet arsyetuar dhe folur. Nëse këtë gjë e ka thënë presidenti unë jam shumë dakort. Kemi folur për shumë gjëra me njërit tjetrin por ato mbeten në sferën private. Kanë mbetur edhe shumë takime për tu luajtur dhe të shohim se cfarë do të ndodhë. Në bazë të këtyre ndeshjeve do të vendosim se kush do të konfirmohet dhe se kush jo”.

Në fund Mazzari ka qetësuar të gjithë tifozët e Interit për sa I përket mbrojtësit Walter Samuel I cili ka qenë një nga pikat më të forta të Interit në sfidat e fundit. Sipas teknikut zikaltër, Samuel i ka lënë pas problemet që ka hasur gjatë javës dhe do të jetë i gatshëm për sfidën me verdhekuqtë e Garcias.

 

LEAVE A REPLY