Home Nga Bota Maradona në Brazil 2014 si komentator

Maradona në Brazil 2014 si komentator

6
0
SHARE

I padukshëm si imazh për tifozët, por zëri i Diego Armando Maradonës do të jetë i pranishëm në Brazil 2014. Legjenda argjentinase konfirmoi se ka nënshkruar me televizionin “Telesur”, për të cilin do të punoj si komentator i ndeshjeve gjatë Kampionatit Botëror.

“Kam firmosur një nga kontratat më emocionuese në karrierën time. Në komentin tim do të kemi futboll të ndërthurur me politikë dhe kjo është një nga gjërat që më pëlqen më shumë”.

“El Diez” informoi se në këtë eksperiencë të veçantë nuk do të jetë vetëm, por do të shoqërohet nga gazetari uruguajan, Víctor Hugo Morales. Në Botërorin e fundit, në Afrikë e Jugut 2010, Maradona ishte prezent si protagonist, pasi ishte ai që mbante në duar drejtimin e kombëtares argjentinase. Për ish kapitenin e La Seleccion, kampione e botës në Meksikë 1986, kjo nuk është hera e parë që provon komentimin e ndeshjeve. Në Kupën e Botës 1994, kur u skualifikua pas dështimit në testet antidoping, Maradona komentoi takimin mes përfaqësueses së tij dhe Rumanisë për televizionin argjentinas Canal 13. Në Francë ‘98 kishte firmosur kontratë por ndërroi mendje dhe vendosi të mos ishte i pranishëm në kampionat, ndërsa në Botërorin 2002 arriti të pajiset me vizë japoneze vetëm pak ditë para finales mes Brazilit dhe Gjermanisë, ndeshje të cilën Maradona e ndoqi si spektator. Më shumë fat pati në Gjermani 2006, ku e komentoi të gjithë Botërorin për televizionin spanjoll Cuatro.

 

LEAVE A REPLY