Home SPORT Maradona mund të rikthehet në fushë?

Maradona mund të rikthehet në fushë?

174
0
SHARE

E pabesueshme, Diego Armando Maradona mund të rikthehet sërish në fushën e blertë dhe ky nuk është lajm 1 Prilli. Ish sulmuesi i kombëtares së Argjentinës edhe pse ka plot 53 vite mbi supe dhe një të shkuar të turbullt mes jetës e vdekjes për shkak të konsumit të drogës, mendon seriozisht t’i veshë sërish takat që vari në gozhdë shumë vite më parë. Sipas informacioneve që vijnë nga Argjentina, “El Pibe de Oro” ka marrë një ofertë nga klubi Deportivo Riestra që militon në kategorinë Primera D, madje kryeson klasifikimin. Shoqëria është në pritje të përgjigjes nga ana Federatës së Futbollit por nuk është aspak çudi që ai të pranojë të veshë fanellën për të ndier sërish aromën e barit të fushës.

Nëse pengesat burokratike do të kalohen në kohë, atëherë historia e futbollit do të shtohet me një tjetër kapitull që në datën 23 Mars, pasi Maradona mund të zbresë në fushë me ndeshjen debutuese kundër El Porvenir. Lajmin e bën të ditur e përditshmja argjentinase “Ole” që shton se një meritë të madhe për këtë ka Victor Stinfale, mik i Maradonës dhe një prej drejtuesve të klubit modest, Deportivo Riestra. Në vitin 2013, Maradona u emërua drejtor teknik honoris Causa i skuadrës për të rritur sa më shumë moralin e lojtarëve por mesa duket, me kalimin e muajve, ish sulmuesin e ka intrigruar ideja për të zbritur sërish në fushë. Në këtë mënyrë, nëse Federata ndez dritën jeshile, fanella me numrin 10 është gati.

 

LEAVE A REPLY