Home Aktuale Maqedonia planifikon shërbime të përbashkëta doganore me Shqipërinë dhe Serbinë

Maqedonia planifikon shërbime të përbashkëta doganore me Shqipërinë dhe Serbinë

303
0
SHARE

Puna e përbashkët e shërbimeve doganore që pritet të fillojë këtë vit me Serbinë dhe Shqipërinë do të mundësojë qarkullim më të shpejtë të sendeve ndërmjet Maqedonisë dhe dy shteteve fqinje të saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vendkalimin kufitar Tabanoc janë duke përfunduar përgatitjet në kalimin hekurudhor me Serbinë, ndërsa vazhdojnë punimet edhe në vendkalimin kufitar Qafëthanë me Shqipërinë. Sipas vlerësimit të transportuesve, koha që do të kursehet nga shkurtimi i formaliteteve në kalimet kufitare do të shkurtohet për dy ditë.