Home Aktuale Maqedonia në fund të viti përballet me protesta dhe greva

Maqedonia në fund të viti përballet me protesta dhe greva

592
0
SHARE

Maqedonia gjatë këtij fundviti po përballet me protesta dhe greva të studentëve, punëtorëve të arsimit dhe të sektorit joqeveritar.

Vendimi i qeverisë për aplikimin e provimit shtetëror ka nxitur studentët e universiteteve të vendit të protestojnë kundër këtij vendimi. Deri tani janë organizuar dy protesta masive studentore, ndërsa për këtë fundjavë gjithashtu është paralajmëruar protesta e radhës, informon INA.

Plenumi Studentor, një organizatë studentore që tubon studentët e Universitetit të Shkupit është organizatore e protestave, por ajo ka marrë mbështetjen edhe të universiteteve të tjera.

Kundër provimit shtetëror janë shumë shoqata studentore por edhe profesorë, të cilët theksojnë se me këtë provim shtetëror ndërhyhet në autonominë e universiteteve dhe kjo masë përbën ngarkesë shtesë dhe reformë e dëmshme për arsimin e lartë.

Protesta janë paralajmërua edhe nga Sindikata e Arsimit dhe Shkencës, e cila ka alarmuaer sërish riaktivizimin e grevës së përgjithshme, pasi që Ministria e Arsimit dhe Qeveria nga shtatori i këtij viti nuk ka marrë parasysh asnjë kërkesë të tyre që ka të bëjë me rritjen e pagave, heqjen e dënimeve për mësimdhënësit dhe mosndryshimin e ligjit për arsimin fillor dhe të mesëm.

Një protestë antiqeveritare u mbajt dje nga shoqata joqeveritare dhe personalitete publike, të cilët përmes motos “Ejani!” ftoi qytetarët për mobilizim për ngritjen e zërit kundër politikave të dëmshme qeveritare.

Protesta janë paralajmëruar edhe nga Sindikata e Gazetarëve të Pavarur dhe Punëtorëve të tjerë të Medias, të cilët kërkojnë nga qeveria që të heqë dorë nga zbatimi i ligjit për honoraret, që hyn në fuqi nga 1 janari i vitit 2015. Kjo sindikatë e përkrahur nga sindikata dhe shoqata tjera kërkon që qeveri të heqë ligjin e miratuar, i cili obligon që honoraristët të paguajnë 35 për qind tatime dhe detyrime për sigurimin pensional dhe shëndetësor.

Protesta të tjera janë paralajmëruar edhe nga shoqata tjera, përmes rrjeteve sociale, për shkak të pakënaqësive në sfera të ndryshme. Edhe viti 2015 do të jetë vit i protestave dhe se parashikimet e tilla vijnë edhe nga mediat e ndryshme dhe rrjetet sociale. (INA)