Home Aktuale Maqedoni- të hënën fillon fushata për zgjedhjet presidenciale

Maqedoni- të hënën fillon fushata për zgjedhjet presidenciale

118
0
SHARE

Dita e hënë – 24 marsi, do të shënojë fillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale.

Partitë, sipas informacioneve të gazetës “Lajm”, janë duke i përfunduar përgatitjet e fundit para fillimit mitingjeve dhe kontakteve me qytetarët. Nga shtabet e tyre zgjedhore njoftojnë se kësaj radhe fushatat do të jenë ndryshe nga të mëparshmet.

Nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) për gazetën “Lajm”, informuan se, do të ketë një formë tjetër të fushatës presidenciale…, me takime intensive me qytetarët dhe pa mitingje masive, si më parë.

Në PDSH thonë se fushata do të realizohet sipas parimit: Derë më derë. Kandidati presidencial i PDSH-së Iljaz Halimi, të hënë 18:00 me bashkëpartiakët e tij, do të promovohet në mitingun e Çairit të Shkupit.

Nga LSDM-ja njoftojnë se fushatën të hënë do ta fillojnë me Konventën e cila do të mbahet në Sallën Universale në shkup, ku do të promovohet kandidati i tyre presidencial Steva Pendarovski.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 13 prill, ndërsa raundi i dytë 27 prill, për kur janë caktuar edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. /Almakos/