Home Aktuale Maqedoni: Përfundoi procesi zgjedhor, mbyllen të gjitha vendvotimet

Maqedoni: Përfundoi procesi zgjedhor, mbyllen të gjitha vendvotimet

38
0
SHARE

Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët mundën të votojnë në zgjedhjet e sotme të gjashta lokale në Republikën e Maqedonisë. Pas mbylljes së vendvotimeve mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment janë hasur ku votohet.

Qytetarët zgjodhën kryetarë dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. U votua në 3.480 vendvotime, ndërsa të drejtë vote patën 1.814.644 zgjedhës të cilët kanë mundur të prononcohen për 260 kandidatë për kryetarë dhe 6.627 kandidatë në 372 fletëvotime për anëtarë në këshilla.

Sipas të dhënave të fundit që i shpalli KSHZ, jehona deri në orën 17 ishte 49,14 për qind.

MPB informoi se në ditën e zgjedhjeve nuk janë regjistruar shkelje më të mëdha në rendin dhe paqen publike.

KKZ, gjegjësisht Komisioni i Zgjedhjeve të Qytetit të Shkupit rezultatet nga votimi e llogarit në bazë të procesverbaleve me mbledhjen e rezultateve nga këshillat zgjedhor dhe materialin e përgjithshëm zgjedhor. KKZ gjegjësisht, komisioni i zgjedhjeve të Qytetit të Shkupit rezultatet i konfirmon sipas numrit të votave që i kanë marrë fletëvotimet e kandidatëve për anëtarë të këshillit gjegjësisht për kryetar, ndaras në bazë të rezultateve të grumbulluara nga këshillat zgjedhorë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rezultatet fillestare nga zgjedhjet e marra përmes rrugës elektronike i shpall në mënyrë të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbalet nga KKZ në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

KKZ rezultatet fillestare të zgjedhjeve për anëtarë të këshillit gjegjësisht kryetar i shpall në afat prej shtatë orëve pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga këshillat zgjedhorë dhe i thekson në tabelën e shpalljeve në komunë dhe i kumton në media.

Komisioni i Zgjedhjeve të Qytetit të Shkupit rezultatet fillestare të zgjedhjeve për anëtarë të këshillit, gjegjësisht kryetar i shpall në afat prej 10 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga KKZ për Qytetin e Shkupit dhe i kumton në media.

Raundi i dytë i votimit në afat prej 14 ditëve nga dita e përfundimit të raundit të parë të votimit. Raundi i dytë do të mbahet në komunat ku asnjë kandidat për kryetar nuk e ka fituar shumicën e nevojshme, ndërsa votohet për dy kandidatë të cilët në raundin e parë kanë fituar më shumë vota.

Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni pas pavarësisë. Të parat u mbajtën në vitin 1996, pastaj në vitin 2000, në vitin 2005, në vitin 2009 dhe të fundit në vitin 2013.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni i ndoqën 5.011 vëzhgues të huaj dhe vendor.