Home Aktuale Maqedoni: Listat për deputetë po lustrohen

Maqedoni: Listat për deputetë po lustrohen

140
0
SHARE

Komisioni i Lustrimit në Maqedoni deri nesër ka afat për të verifikuar dhe lustruar dosjet e kandidatëve për deputetë në listat për deputetë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pas pranimit të vendimit nga Komisioni i lustrimit, pritet të shpallë zyrtarisht listat për deputetë të dorëzuara nga 14 parti politike, me ç`rast brenda tyre janë pesë koalicione raporton INA.

Ndërkohë, KSHZ në mbledhjen e së hënës deri vonë ka refuzuar katër lista për deputetë të partisë opozitare maqedonase LSDM, për shkak se disa nga kandidatët nuk kishin dorëzuar vërtetime se nuk kanë qenë të dënuar dhe se ndaj tyre nuk udhëhiqet ndonjë proces gjyqësor.

KSHZ i ka dhënë dritë jeshile listave për deputetë të VMRO-DPMNE, BDI, PDSH, RDK, GROM dhe PPD.  Por zyrtarizimi pritet pas vendimit final të Komisionit të Lustrimit të martën se a është ndonjë nga kandidatët bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete në të kaluarën./LuginaPress/