Home Nga Rajoni Maqedoni e Veriut, shkarkohet kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi

Maqedoni e Veriut, shkarkohet kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi

90
0
SHARE
Shkup

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën vendosi që të shkarkojë kreun e deritanishëm Sulejman Rexhepi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas përfundimit të mbledhjes, deklaratë për media dha myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu, i cili theksoi se në mbledhje të pranishëm ishin më shumë se 2/3 e anëtarëve të Rijasetit të BFI-së, ndërsa sqaroi se vendimi bazohet në Kushtetutën e BFI-së.

“Deri në përgatitjen e kushteve për zgjedhje të reja për kryetar të ri të BFI-së, ushtrues detyre caktohet haxhi hafiz Shaqir Fetahu, myfti i Gostivarit. Ky vendim hyn në fuqi nga momenti i marrjes së tij”, tha Fetahu.

Ai gjithashtu numëroi emrat e të nënshkruarve, respektivisht të anëtarëve të Rijasetit që kanë votuar shkarkimin e Rexhepit, ku mes tjerash janë myftitë e Gostivarit, Shkupit, Tetovës, Kumanovës, Strugës, Kërçovës, Ohrit, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Shaban Sulejmani, si dhe koordinatorë të myftinive tjera dhe anëtarë të tjerë të Rijasetit të BFI-së.