Home Shëndeti Mankthet e gjumit në fëmijëri paralajmëruese të çrregullimeve

Mankthet e gjumit në fëmijëri paralajmëruese të çrregullimeve

93
0
SHARE

Të shohësh ëndrra të këqija rregullisht në fëmijëri mund të jetë shenjë e hershme paralajmëruese e çrregullimeve psikologjike, deklarojnë hulumtuesit në Mbretërinë e Bashkuar.

Studimi tha se shumica e fëmijëve shihnin ëndrra të këqija, por nëse ato janë të vazhdueshme, mund të jetë shenjë e diçkaje më serioze.

Ky u konsiderua një studim i rëndësishëm i cili mund t’i ndihmojë njerëzit të zbulojnë shenjat e hershme të sëmundjeve mendore.

Gati 6,800 fëmijë deri në moshën 12 u përfshinë në studim. Një në 10 fëmijë shihnin mankthe, zakonisht ndërmjet moshës tre dhe shtatë vjeçare.
Nga studimi rezultoi se shumica e fëmijëve kishin mankthe, por në 37% të rasteve, prindërit raportuan probleme me ëndrra të këqija për disa vite me rradhë.

Ekipi i studimit tha se një problem afatgjatë me ankthet dhe tmerret ishte i lidhur me një rrezik më të lartë të problemeve të shëndetit mendor më vonë.

Kjo lidhje mes gjumit dhe problemeve psikologjike nuk është e qartë.

Një teori është se simptomat mund të krijohen nga ngacmimet e shokëve në shkollë, ose nga ngjarje të ndryshme traumatike që i kanë ndodhur herët në jetë.

Ose sepse truri i fëmijëve e ka më pak të dallueshëm atë që është reale apo jo reale, gjendjen në gjumë, apo zgjuar.

Sipas shkencëtarëve që kanë kryer studimin, një gjumë i rregullt, shmangia e filmave që shkaktojnë ankth para gjumit dhe kompjuterit gjatë natës janë çelësi i parandalimit të këtyre problemeve.

LEAVE A REPLY