Home Aktuale Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” fillon me orë letrare

Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” fillon me orë letrare

7
0
SHARE

Në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc sot është mbajtur orë letrare në shënimin e 17-të vjetorit të rënies së heroit kombëtar, komandantit të UÇPMB-së Ridvan Qazimit.

Manifestimi është hapur me një  minutë heshtje në kujtim të të rënëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në orën letrare morrën pjesë përfaqësues të OVL-së së UÇPMB-së,  parfaqësues të pushtetit lokal të  Bujanocit, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Shukri Yemeri me bashkëpunëtorë, qytetarë dhe familjarët   e  dëshmorit Ridvan Qazimi – Komandant Lleshi.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i këshillit organizativ i manifestimit dhe njëherit kryetar i BL-së në Tërnoc Mustaf Alishani.

Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” do të vazhdojë   gjatë ditës së enjte më 24 maj,  nga ora 13:00, nga stadiumi i fshatit do të bëhet marshimi për te vendi i rënies së Komandant Lleshit, te “Gurët e buajve”, ndëkraq  nga ora 15:00 vizitë familjarëve të Komandant Lleshit, në ora 15:30 vizitë muzeut dhe në ora 16:00 ndeshja e futbollit.

Ndërkaq gjatë ditës së premte me 25  maj duke filluar në ora 14:00 do të bëhen homazhe te lapidari  me  vendosjen  e kurorave e në ora 15:00  në sallën e madhe të  shtëpisë së kulturës do të ketë Akademi përkujtimore./Lugina Press/