Home SPORT Man. City kërkon Victor Valdes

Man. City kërkon Victor Valdes

42
0
SHARE

Victor Valdes do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona dhe sipas të gjitha gjasave e ardhmja e tij do të jetë në Francë te Monaco. Një prapaskenë interesante merkatoje e komplikon deri në një farë pike çështjen e gardianit katalanas. Valdes ka arritur një marrëveshje verbale me drejtuesit e klubit nga Principata por fakti që nuk ka pranuar të nënshkruajë një parakontratë e ka bërë presidentin Dmitry Rybolovlev të mendojë për portierin e Hanoverit, Robert Zieler.

Kjo situatë rikthen në lojë Manchester Cityn që kërkon një portier që t’i ofrojë siguri portës për shkak të paraqitjeve të dobëta nga ana e Joe Hart. Edhe pse trajneri Pellegrini është shprehur publikisht se nuk interesohet për spanjollin, shoqëria po punon në fshehtësi të plotë për të siguruar firmën e tij. 32-vjeçari kërkon një stimul të ri në karrierën e tij duke mos pranuar rinovimin me Barcelonën ku është rritur dhe ka fituar famë si lojtar profesionist. Ky vendim ka detyruar edhe vetë klubin katalanas të hidhet në sulm për një portier të ri dhe në pole position për të zënë vendin e Valdes mbetet ende gjermani i Borussia Mounchengladbach, Ter Stegen.

 

LEAVE A REPLY