Home Aktuale Maltërnocasit në Zvicër të mallëngjyer për fshatin e tyre

Maltërnocasit në Zvicër të mallëngjyer për fshatin e tyre

8
0
SHARE

Mërgimtarët e fshatit Maltërnoc të komunës së Bujanoc janë takuar sot sërish për të dikskutuar mbi ndërtimin e xhamisë së këtij fshati.
Malli dhe dashuria për fshatin e tyre i ka shtyer edhe sot mërgimtarët e Maltërnocit të tubohen së bashku.
Aksioni për ndërtimin e xhamisë si kurr më parë po i bashkon mërgimtarët e këtij fshati.
Në takimin e sotëm të mërgimtarëve të fshatit Maltërnoc është raportuar mbi zhvillimin punimeve të xhamisë së këtij fshati dhe vazhdimin e mëtutjeshëm të punimeve.
Qemal Fejzullahu elaboroi mbi ecurinë e punimve dhe raportoi mbi harxhimet e të hollave nga shuma e tubuar deri më tani.
Ndërkoh edhe gjatë ditës së sotme mërgimtarët e Maltërnocit tubuan mjete për të ndihmuar këtë aksion, ndërkaq proçesmbajtës i tubimit ishte Ridvan Qazimi ./Lugina Press/