Home Aktuale Mali i Zi pranon ftesën formale për anëtarësim në NATO

Mali i Zi pranon ftesën formale për anëtarësim në NATO

164
0
SHARE

Shefi i diplomacisë malazeze, Igor Lukshiq, e ka marrë sot letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me të cilën Mali i Zi edhe formalisht ftohet që të nisë procesin e anëtarësimit në NATO.

Nga Ministria malazeze e Punëve të Jashtme dhe e Integrimeve, krahas njoftimit për letrën e Stoltenbergut, theksohet se negociatat për anëtarësim do të zgjasin disa muaj, transmeton Koha.net.

Pas negociatave, Mali i Zi dhe NATO do të duhej të nënshkruanin protokollin për anëtarësimin e këtij shteti në Aleancën ushtarake Veriatlantike.

Statusi i anëtarit të plotfuqishëm në NATO Mali i Zi mund ta arrijë nga një deri në një vit e gjysmë.