Home SPORT Magjia e Pirlos kualifikon Juventusin (VIDEO)

Magjia e Pirlos kualifikon Juventusin (VIDEO)

97
0
SHARE

Juventus është kualifikuar në çerekfinale të Europa Leagues, pasi mposhti Fiorentinën me rezultat 0:1. Hero i ekipit torinez ishte Andrea Pirlo.

Juventusi është kualifikuar në çerekfinale të Europa Leagues. Ekipi nga qyteti i Torinos ka triumfuar në Artemio Franchi ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e kthimit, me rezultat 0:1 (reaultati i përgjithshëm 2:1).

Pjesa e parë e kësaj përballje përfundoi me rezultat të barabartë 0:0. Kurse, në minutën e 70-të, Andrea Pirlo me një super gol nga gjuajtja e lirë, sikurse ndaj Genoas,e kaloi Juventusin në epërsi 0:1. Ky gol i mjaftoi ekipit të Antonio Contes që të kualifikohet në çerekfinale të Europa Leagues.

Kurse, Fiorentina nga minuta r 69-të ka luajtur me një lojtar më pak në fushës, pasi Gonzalo Rodriguez është ndëshkuar me kartonin e kuq, pas ndërhyrjes ndaj Fernando Llorentes, nga i cili rast u shënua edhe goli.

Përveç Juventusit, në çerekfinale janë kualifikuar edhe Benfica, AZ Alkmarr, Valencia dhe Lyon

Rezultatet

Anzhi Makhachkala 0 – 0 AZ Alkmaar

Benfica 2 – 2 Tottenham Hotspur

Fiorentina 0 – 1 Juventus

Valencia 1 – 0 PFC Ludogorets Razgrad

Viktoria Plzen 2 – 1 Lyon

LEAVE A REPLY