Home Aktuale Lutfi Haziri e quan Sami Kurteshin, krenaria e Gjilanit

Lutfi Haziri e quan Sami Kurteshin, krenaria e Gjilanit

222
0
SHARE

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është shprehur se ish Avokati i Popullit, Sami Kurteshi është krenaria e Gjilanit.

Ai këtë e ka thënë në llogarinë e tij në Facebook ku ka kërkuar edhe lirimin e tij pas arrestimit të djeshëm nga forcat policore, transmeton Klan Kosova.

I pari i Gjilanit është shprehur se Kurteshi kurrë në jetën e tij nuk ka pasur problem me ligjin ndërsa që 35 vite është në shërbim të atdheut.

Më poshtë lexojeni të plotë postimin e Lutfi Hazirit:

“Pas aktiviteteve që i organizuam në Gjilan për nderë të Ditës së Flamurit, përfshirë shpalljen “Qytetare Nderi” për zonjën Hanife Malaj dhe bacën Rexhë (Berisha), për të kulmuar me inaugurimin e kompleksit të dëshmorëve, në mbrëmje mora lajmin e hidhur që në mesin e të arrestuarve që kanë pasur problem me ligjin në Prishtinë, është edhe ish-avokati i popullit dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Sami Kurteshi, i cili edhe është maltretuar fizikisht.Ky i fundit, kurrë në jetën e tij s’ka pasur problem me ligjin. Me aktivitetin e tij 35-vjeçar në shërbim të atdheut, Sami Kurteshi është krenaria e Gjilanit, Anamoravës dhe e mbarë Kosovës. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij!” (sic), ka shkruar Haziri.