Home Aktuale Lumi i rrëmbyeshin i merrë jetën 7 vjeçarit në Nakushtak të Kumanovës

Lumi i rrëmbyeshin i merrë jetën 7 vjeçarit në Nakushtak të Kumanovës

10
0
SHARE

Shirat e rrëmbyeshëm , të cilat sot gjatë mesditës përfshinë rajonin e Kumanovës dhe Likovës, morrën viktimën e parë. Në të vërtetë rreth orës 12.30 në fshatin Nikushtak të Komunës së Likovës, si pasojë e përmbytjeve ka gjetur vdekjen nxënësi shtatëvjeçar Almir Zendeli nga fshati Nikushtak .

Sipas dëshmitarëve, në momentin kritik Almirin me të vëllain e tij 8 vjeçar, pasi kishin dalur nga Shkolla dhe ishin nisur në drejtim të shtëpisë, i bart me vete lumi i shkaktuar nga shirat e rrëmbyshëm. Deri sa njëri nga fëmijët ka arritur të shpëtojë falë ndihmës së ofruar nga një grua, Almirin uji e kishte bartur disa qindra metra. Pasi e kanë gjetur e kanë dërguar në spitalin e Kumanovës, ku mjekët për fat të keq vetëm kanë arritur ta konstatojnë vdekjen e tij. Banorët ankohen se sa herë që bie shi, rrugët në këtë fshat janë të pakalueshme dhe shkaktojnë vështirësi për banorët vendor.

[youtube url=”       https://www.youtube.com/watch?v=YifTeyTPAl4&feature=youtu.be     ” width=”560″ height=”315″]