Home Aktuale Luginës së Preshevës i shtohet edhe një hafiz i ri

Luginës së Preshevës i shtohet edhe një hafiz i ri

456
0
SHARE

Shkëlqim Limani nga fshati Boshtran i komunës së Preshevës sot është shpallur hafëz i Kuranit Fisnik pranë shkollës së Kuranit në Preshëvë të cilën e drejton hafëz Orhan Ademi.

Njoftimin për përfundimin e hifzit të Kuranit të Shkëlqimit e ka bërë babi i tij Fikret Limani, imam njërën nga xhamitë e fshatit Boshtran

Në vazhdim ju sjellim postimin e tij të plotë:

 

NË EMËR TË ALLAHUT MËSHIRUESIT MËSHIRËPLOTIT

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut të Lartësuar.

I nderuari djali im,. Shkëlqim Limani, e nderuara familja ime Limani nga fsh.Bushran -Preshevë, sot është dita më e veçant për mua në këtë botë kalimtare, ngase sot, biri im,. SHKËLQIM LIMANI, pas vlerësimit të komisionit në shkollën e Kuranit Fisnik në Preshevë, me në krye me hoxhën e mderuar Hfz.Orhan ef.Ademi, shpallet hafëz i Kuranit Fisnik.

Jam falënderues për të gjithë ata të cilët dhan kontributin e tyre deri në mbarimin e kësaj vepreje madhështore.

Fjalët e mia janë shumë të cekëta përball Librit madhështorë, Kuranit Fisnik, andaj mua nuk më mbetet gjë tjetër vetëmse të jem edhe më falënderues për këtë dhunti nga Allahu, i Cili birit tim Shkëlqim Limani, ia mundësoi mësimin përmendësh të Kuranit Fisnik.

Kjo rrugë nuk ka përfunduar, tani e më tutje, Allahu i dhashtë shëndet dhe ia mudësoftë të ruaj dhe përforcojë edhe më tepër Kuranin Fisnik.

O Allah, bëre Kuranin më të mirin shok për ne në këtë botë dhe në botën tjetër.

Me rrespekt, Fikret ef.Limani.

 

Dëgjimi i hafizit të ri

Sot, me datë 24.09.2020, u mbajt seanca e fundit dëgjimore e hafizit të ri, Shkëlqim Limani.Pjesë nga leximi i xhuzit 29.I gjithë falënderimi dhe mirësia i takon Allahut të madhëruar.

Posted by ‎Shkolla e Leximit te Kuranit "Elhidaje" – المدرسة لتحفيظ القران الكريم‎ on Thursday, 24 September 2020