Home Aktuale Lugina e Preshevës po zbrazet !

Lugina e Preshevës po zbrazet !

748
0
SHARE

Nga Nexhat Behluli

#ALARMANTE

Lugina e Preshevës po zbrazet !

Sipas informacioneve më të reja që po na arrinë nga tereni, të dhënat statistikore flasin se në komunat Bujanoc dhe Preshevë që nga përfundimi i konfliktit të armatosur 1999/2000 kurrë më pak shqipëtarë nuk ka pasur.

Popullata shqipëtare po e braktisë vendëlindjen stërgjishore, po migrojnë të gjitha gjeneratat, preteksti i ikjes nuk është çështja e sigurisë por mos’perspektiva dhe kriza ekonomike !

Në komunën e Bujanocit nuk mbahet n’mend kurë s’mrami here është hapur një vend i punës në sektorin publik, integrimi i shqipëtarve në institucionet shtetërore po vazhdon të mbetet temë vetëm për fushata zgjedhore kurse Sektori privat ka filluar të ballafaqohet me problemin shumë serioz të mungesës për fuqinë punëtore të gjitha profileve.

– Faktori politik vendorë shqipëtarë gjithë këtë situatë alarmante po vazhdon ta vëzhgoje në cilësinë e spektatorit pasiv pa asnjë interesim të veprimit urgjent !

#ZgjohuNgaGjumi sa nuk është bërë vonë…