Home Aktuale Lugina e Preshevës me aksione të ndryshme solidare për Shqipërinë

Lugina e Preshevës me aksione të ndryshme solidare për Shqipërinë

80
0
SHARE

Lugina e Preshevës është ngritur në  këmbë për të  u solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti në Durrës dhe Thuman të Shqipërisë.

Lugina e Preshëvës me organizime institucionale e private kanë filluar aksione  për tubimin e ndihmave  për në shtetin shqiptarë.

Komuna e Bujanocit në bashkëpunim me zyrën për të rinjë ka shpallur aksion për tubimin e ndihmave  në zyrën e kësaj të fundit e cila gjindet në qendër të Bujanocit.

Fotografia e Presheva.com
Aksion për t’u solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti në Durrës dhe Thuman të  Shqipërisë ka shpallur edhe komuna e Preshevës.

E aksione të tilla kanë organizuar edhe në mëyra të ndryshme qyetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Gent Leon Gashi nga Bujanoci ka vendosur kombin e tij para xhamisë së qytetit në Bujanoc  me çrast po pret ndihmën e qyetarëve për në shtetin shqiptarë. Për pak orë është dashur të sjellin edhe kombin e dytë ngase qytetarët shqiptarë sjellinin ndihma nga më të ndryshmet.

Pika  tjetër e  grumbullimit të ndihmave ishte vendosur edhe nga disa aktivsit të rinjë  në fshatin Tërnoc të Bujanocit.

E Adem Hasani  nga Tërnoci i Bujanocit  ka lëshuar në dispozicion bënesën  e tij për familjet shqiptare të prekura nga tërmeti  e cila gjindet  tek Shkëmbi i Kavajës i njejti  ka afruar  barna në vlerë prej 10.000 euro nga depoja e tij farmaceotike”Dreni Pharm” e po ashtu ka vënë në qarkullim kamioneten e kësaj depoje.
Aksion ka shpallur edhe Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë.

E Artistja  Fitore Fejzullahu nga Presheva ka afruar në shtitje  5 pikturat e saja nga punimet e magjistraturës,  e mjetët e të cilëve ia dedikon familjeve të prekura.

Edhe aktivisti Nagip Tashi mozaikun e heroit  Gjergj Kastrioti  Skënderbeu të cilin e kishte punuar për nderë të festës së 28 nëntorit ia dedikoj të prekurve nga tragjedia e tërmetit në Shqipëri të cilën  punim e hedhë në ankand me çmimin  fillestar prej 200€.

Duke parë këto akisione të ndryshme shihet qartë se Lugina e Preshevës është ngushtë e lidhur më shtetin shqiptarë. /Lugina Press/

Bujanoc:Vazhdon grumbullimi i ndihmave per vellezerit ne Shqiperi

Posted by Lugina Press on Wednesday, 27 November 2019

Mauna e parë me mbi 20 tonë me artikuj ushqimorëe dhe higjienike, veshëmbathje, rroba, batanie, çarçafë, dyshekë për fjetje, etj nisen nga Presheva për Shqipëri, të gjithë personat që nuk kanë mundur të kontribojnë për arsye kohore ju njoftojmë se aksioni vazhdon në zyrat e Ndërmarrjes Publike Moravica!Falimenderit Preshevë 🙏

Posted by Presheva.com on Wednesday, 27 November 2019