Home Aktuale Lugina e Preshevës kërkon ndihmë, një “ÇAMËRI” e dytë mund të ndodhë...

Lugina e Preshevës kërkon ndihmë, një “ÇAMËRI” e dytë mund të ndodhë para syve tanë!(video)

342
0
SHARE

Lugina e Preshevës kërkon ndihmën e autoriteteve në Shqipëri e Kosovë, për të mos lejuar të ndodh një çamëri e dytë, këtë herë me shqiptarët në Serbi. Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se ka kërkuar ndihmë nga kryeministri Edi Rama, por është injoruar. Për kryetarin e Bujanocit, ndihma nga vendet tona është e domosdoshme, pasi politikat e beogradit zyrtar po ndëshkojnë shqiptarët e Luginës.