Home LAJME “Lugina e Diellit” në Mitrovicë ndihmohet nga Rusia me një kishë

“Lugina e Diellit” në Mitrovicë ndihmohet nga Rusia me një kishë

171
0
SHARE

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq po qëndron në Moskë dhe atje bashkëbiseduesit i ka njoftuar me situatën në Kosovë.

Shefi i Zyrës serbe për Kosovën dhe njëkohësisht nënkryetar i Partisë përparimtare të Serbisë Marko Gjuriq me nënkryetaren tjetër të kësaj partie Maria Obradoviq janë takuar sot në Moskë me kryetarin e Këshillit Suprem të Partisë unike të Rusisë Boris Grizlov i cili ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Rusisë e Serbisë janë testuar me kohë dhe se në to nuk mund të ndikojnë kurrë ndikimet e jashtme.

Gjuriq e ka njoftuar Grizloin me situatën ë Kosovë, me rrjedhën e dialogut të Brukselit dhe me gjendjen e “popullit serb në krahinën jugore”, njofton tanjug, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se Qeveria serbe ka filluar procesin e kthimit të personave të shpërngulur në Kosovë, në radhë të parë e ka njoftuar për ndërtimin e vendbanimit “Lugina e Diellit”, në veri të Kosovës.

Gjuriq e ka theksuar rëndësinë e ndihmës së Kishës ortodokse ruse e cila ka shfaqur gatishmërinë e saj për të ndërtuar kishë në këtë vendbanim.

Lugina e Diellit është projekt serb për siç thonë zyrtarët e Beogradit, kthimin e 1500 serbëve të shpërngulur në Mitrovicën Veriore.